Carlo Ancelotti ka testuar treshen e vijës së parë të Arda Guler, Endrick dhe Brahim Diaz në seancën e fundit stërvitore të Real Madridit.
Sensacioni turk përfundoi duke asistuar atë brazilian dy herë brenda vetëm pesë minutave – por Endrick ia ktheu një herë favorin.
Kjo treshe pritet të luajë së bashku në disa ndeshje të turneut amerikan duke pasur parasysh mungesën e Rodrygos, Kylian Mbappes dhe Vinicius Junior.
Po, thellësia e skuadrës së Real Madridit është aq mbresëlënëse sa tresheja Guler, Endrick dhe Brahim duhet të konsiderohet si mbështetës të tyre.
Los Blancos janë më të blinduar se kurrë më parë në sulm, derisa do të jetë një detyrë e vështirë për shumë skuadra, jo vetëm në La Liga që t’i ndalë ata.
Real Madridi do të synojë që në sezonin 2024/25 të mrojë titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, andaj tani për tani nuk duket e pamundur. /Telegrafi/