Edhe pse tani nuk luajnë në Evropë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të rivalizojnë njëri-tjetrin për rekorde që posedojnë.
Derisa ishte pikëlluese t’i shikosh dy më të mirët që ka parë ndonjëherë historia e futbollit, ndoshta edhe e sportit – nuk mungojnë lajmet për ta në përditshmëri.
Tani ka ardhur një njoftim nga libri i rekordeve “Guiness World Records”, që flet për dyshen.
Sipas tyre, ylli argjentinas e ka lënë mbrapa atë portugez për numrin e rekordeve që i posedon në regjistrat e tyre.
Në faqe bëhet e ditur se shtatë herë fituesi i Topit të Artë tani ka 41 rekorde, ndërsa 38-vjeçari ka një më pak.
Në një distancë të largët prej dyshes janë edhe emra si Robert Lewandowski, Kylian Mbappe dhe Neymar. /Telegrafi/
Want the full list of records?https://t.co/q0JagsKNvl
— Guinness World Records (@GWR) August 2, 2023