Turqia dhe Guinea kanë barazuar pa gola në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen.
Ndeshja filloi më mirë për turqit, duke krijuar shanse shënimi, por u mungoi konkretizimi.
Guinea shfaqi lojë të mirë, derisa nuk munguan rastet për gol, edhe pse Turqia nuk ishte me formacionin më të mirë.
Posedimi ishte për turqit, mirëpo raste më shumë në kuadratin e portës kishin mysafirët.
Me 55 për qind të topit që ishte për Turqinë, Guinea kishte 45.
Shanset ishin 13 me nëntë, por mysafirët kishin tre në kuadrat, për dallim nga turqit që kishin një më pak.
Kujtojmë se Guinea është kundërshtari i Kosovës në miqësoret që zhvillohen në fillim të qershorit, përkatësisht me ta takohemi më 8 të muajit të ardhshëm.
Dardanët do të takohen nesër (e marte) me San Marinon në Stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/