Site icon Telegrafi

Guinea e shpall epidemi sëmundjen Ebola, pas raportimit të viktimave

Guinea e ka shpallur Ebola-n epidemi pasi tre njerëz vdiqën si pasojë e kësaj sëmundjeje dhe katër të tjerë u infektuan në juglindje të vendit.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, shtatë personat u sëmurën me diarre, të vjella dhe me gjakderdhje pasi morën pjesë në një varrim në Goueke, afër kufirit me Liberinë.

Pacientët e infektuar janë izoluar në qendrat e trajtimit, deklaroi të dielën ministria e shëndetësisë.

“Duke parë situatën, dhe në përputhje me rregulloret ndërkombëtare të shëndetit, qeveria e Guineas e shpall një epidemi të Ebola-s”, tha ministria në një deklaratë.

Lexo po ashtu Shpërthimi i ri i Ebola? Guinea raporton viktimat e para që nga viti 2016

Ministri i Shëndetësisë, Remy Lamah, tha se zyrtarët ishin “vërtet të shqetësuar” për vdekjet.

Bëhet e ditur se Guinea do të kontaktojë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe agjenci të tjera ndërkombëtare shëndetësore për t’i siguruar vaksinat kundër Ebola-s.

Vaksina ka përmirësuar me të madhe shkallët e mbijetesës viteve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version