Manchester City e ka rikthyer epërsinë në finalen e FA Cup që po e zhvillon ndaj Manchester United.
Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa edhe 45 minutat e dytë kanë filluar me spektakël.
Ishte sërish Ilkay Gundogan, ai që shënoi për Manchester Cityn, duke rikthyer epërsinë për Citizens dhe për rezultatin 2-1.
Nga një harkim prej këndit, Kevin de Bruyne e gjeti gjermanin, që realizoi një gol të bukur nga minuta e 51-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/vartatico/status/1665014296420466689