Telegrafi

Gucati: Qeveria të ndihmojë financiarisht mbrojtjen e komandantëve, ose të kërkohet ndihmë nga populli (Video)

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se Qeveria e Kosovës të ndajë mjete financiare për mbrojtjen e komandantëve, që do të gjykohen në Hagë.

Gucati, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria duhet të ndajë mjete aq sa ka mundësi, pa dëmtuar funksionimin e shtetit.

“I bëj ftesë Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës të ndajnë mjete për komandantët aq sa munden, jo të lënë shtetin dhe qytetarët keq. Nëse është nevoja nuk është ligësi e dobësi të kërkohet ndihmë edhe nga qytetarët për gjeneralët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i OVL të UÇK-së ka thënë se këta gjeneralë dhe shumë të tjerë, që nuk janë në mesin tonë, kanë luftuar për këtë shtet.

“Ne për këta qytetarë kemi dhënë jetën. Kemi mbi 3 mijë dëshmorë, mbi 4 mijë invalidë të luftës dhe mbi 13 mijë qytetarë të vrarë. Atëherë pse të mos japim mbështetjen për këta çlirimtarë, t’i nxjerrim nga drejtësia ku janë atje [Hagë], deklaroi Gucati./Telegrafi/