Telegrafi

Guarin: Dua të kthehem te Interi

MILAN, ITALY - OCTOBER 31: Gary Alexis Medel (L) of FC Internazionale Milano celebrates with his team-mate Vasquez Fredy Alejandro Guarin (R) after scoring the opening goal during the Serie A match between FC Internazionale Milano and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on October 31, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mesfushori kolumbian Fredy Guarin ka kërkuar rikthimin te Interi.

Ai u largua para dy viteve drejt Kinës, për një pagë prej 13 milionë eurove në sezon, por siç duket mesfushori nuk është përshtatur mirë në klimën dhe futbollin aziatik.

“Interi është familja ime, më ktheni në shtëpi”.

Guarin kur zbarkoi në Kinë

“Paratë nuk janë një problem, për t’u kthyer do të pranoja edhe 1/5 e pagës aktuale”.

“Vitin e kaluar bisedova me Ausilio, por kushtet ekonomike e ndaluan transferimin”, ka thënë Guarin për Gazzetta dello Sport.

Guarin është pjesë e Shangai Shenhua nga viti 2016.

Ai kishte bartur edhe shiritin e kapitenit

Ai me këtë klub e ka fituar një Kupë, ndërsa ka zhvilluar 44 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Guarin ka luajtur për katër vite te Interit, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Portos në të kaluarën. /Telegrafi/