Telegrafi

Guardiolas nuk do t’i pëlqej kjo, Otamendi lëndon Jesusin

Gabriel Jesus është lënduar në ndeshjen mes Argjentinës dhe Brazilit, nga shoku i tij i skuadrës të Manchester City, Nicolas Otamendi.

Albicelestet fituan me rezultat 1-0 dhe ishte fitorja e parë nën drejtimin e Jorge Sampaolit.

Otamendi e ka lënduar në pjesën e dytë sulmuesin e Brazilit.

Lëndimi fillimisht nuk dukej i madh, por u desh të futet në fushë stafi mjekësor.

Otamendi lëndon Jesusin

Edhe trajneri i Brazilit, Tite, pas ndeshjes tha se lëndimi nuk është serioz.

Lajm jo edhe aq i mirë për Pep Guardiolan ku i lëndohet sulmuesi nga mbrojtësi i skuadrës së tij. /Telegrafi/