Gabriel Jesus është lënduar në ndeshjen mes Argjentinës dhe Brazilit, nga shoku i tij i skuadrës të Manchester City, Nicolas Otamendi.
Albicelestet fituan me rezultat 1-0 dhe ishte fitorja e parë nën drejtimin e Jorge Sampaolit.
Otamendi e ka lënduar në pjesën e dytë sulmuesin e Brazilit.
Lëndimi fillimisht nuk dukej i madh, por u desh të futet në fushë stafi mjekësor.
Edhe trajneri i Brazilit, Tite, pas ndeshjes tha se lëndimi nuk është serioz.
Lajm jo edhe aq i mirë për Pep Guardiolan ku i lëndohet sulmuesi nga mbrojtësi i skuadrës së tij. /Telegrafi/