Pep Guardiola ka marrë çmimin si trajneri i vitit nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në ‘The Best’.
Ndërsa merrte çmimin e trajnerit të vitit në FIFA The Best Awards të hënën, më 16 janar 2024, Pep Guardiolës iu kërkua të zgjidhte skuadrën më të mirë midis Manchester Cityt që fitoi trefishin e tij dhe ekipit të tij Barça që fitoi gjithçka në vitin 2009.
Pep ishte në një moment të sikletshëm, por legjenda franceze Thierry Henry insistoi të merrte një përgjigje nga ai.
“Ta bëja atë me Man Cityn ishte e pabesueshme, 15 apo 20 vjet më parë ne nuk ishim këtu. Ne kemi ndërtuar hap pas hapi që kur Roberto Mancini ishte këtu. Ato vite më parë, nuk mund të prisnim të ishim këtu”, tha Pep Guardiola.
Tutje trajneri spanjoll zgjodhi Barcelonën, duke thënë se klubi katalunas është arsyeja që ai është sot trajneri më i mirë në botë dhe është pjesë e Manchester Cityt.
“Barça është klubi i zemrës sime. Barcelona është arsyeja pse unë qëndroj këtu, Barcelona është pjesë e jetës sime”, shtoi Guardiola.
Pa diskutim, Pep tani konsiderohet ndër trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave pasi fitoi Ligën e Kampionëve me dy klube të ndryshme plus tituj të shumtë në Spanjë, Gjermani dhe Angli. /Telegrafi/