Site icon Telegrafi

Guardiola zbulon se në çfarë aspekti e frikëson Real Madridi më së shumti

Real Madridi dhe Manchester City do të përballen të martën me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pep Guardiola është i shqetësuar për shpejtësinë e lojës së Real Madridit teksa na ndajnë vetëm disa ditë nga kjo ndeshje.

“Po, e di pse ka ndodhur sot dhe ju keni të drejtë. Ne duhet ta rregullojmë këtë, përndryshe do të jetë e vështirë”, ka thënë Guardiola kur u pyet për dy golat që pësoi ekipi i tij ndaj Crystal Palace.

“Ata (Real Madridi) kanë shumë kualitet. Njëra nga to është shpejtësia dhe tranzicioni i lojtarëve që Real Madridi ka”, ka thënë tekniku spanjoll.

Real Madridi me të vërtetë është ekipi më i mirë në botë kur bie fjala tek kundërsulmet, pasi në radhët e tyre kanë lojtarë shumë të shpejtë si Rodrygo dhe Vinicius.

Lexo po ashtu Shqetësime për Guardiolën, thellohet kriza e lëndimeve tek Man City para duelit me Real Madridit

Madje edhe Brahim Diaz mund të shkaktojë probleme të mëdha për mbrojtjet kundërshtare, ashtu siç bëri ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Man City pëlqen të luajë me vijën e mbrojtjes të avancuar në mesfushë për të minimizuar posedimin e topit për kundërshtarin, por kjo mënyrë e lojës mund t’i kushtojë atyre ndaj Real Madridit.

“Qytetarët” u ndëshkuan në dy raste ndaj Crystal Palace pikërisht për shkak të kësaj mënyrë të lojës, andaj mund të themi me shumë siguri se një ‘betejë’ e fortë si në aspektin taktik ashtu edhe fizik, na pret të martën./Telegrafi/

Exit mobile version