Site icon Telegrafi

Guardiola: Xavi do të bëhet trajner i Barcelonës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson që legjenda katalunase do të bëhet në të ardhmen trajner i Barcelonës.

Xavi është i lidhur me stolin e klubit blaugranas në vend të Ernesto Valverde edhe pse për momentin është trajner i Al Sadd.

Guardiola beson që në të ardhmen futbollisti spanjoll do të bëhet trajner, pasi edhe në kohën kur luante futboll ishte trajner.

Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Barcelona, Neymar mbetet jashtë

“Xavi ishte trajner kur luante, sytë e tij shkëlqenin kur shikonte futboll. Do të bëhet trajner i sigurt”.

“Janë lojtarë që kanë luajtur mirë dhe mund të thuash se asnjëherë nuk do të bëhen trajnerë, por ai nuk i përket kësaj çështje”.

“Së shpejti ose më vonë do të arrijë në Barcelonë”, ka thënë Guardiola.

Exit mobile version