Telegrafi

Guardiola ‘voton’ Piquen për president të Barcelonës

Gerard Pique muaj më parë kishte thënë se një ditë do të kandidonte për president të Barcelonës.

Kjo fjali e tij kishte bërë bujë në mediume, por kishte marrë shumë përkrahje.

I fundit që i del në krahë mbrojtësit katalunas është trajneri i  Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Lexo po ashtu Enrique: Messi, edhe shumë vite te Barcelona

“A do të ishte Pique president i mirë? Unë do të votoja për të”, ka thënë Guardiola.

Pique ishte ndër më meritorët që Barcelona nënshkroi me kompaninë Rakuten një kontratë miliona euro. /Telegrafi/