Gerard Pique muaj më parë kishte thënë se një ditë do të kandidonte për president të Barcelonës.
Kjo fjali e tij kishte bërë bujë në mediume, por kishte marrë shumë përkrahje.
I fundit që i del në krahë mbrojtësit katalunas është trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“A do të ishte Pique president i mirë? Unë do të votoja për të”, ka thënë Guardiola.
Pique ishte ndër më meritorët që Barcelona nënshkroi me kompaninë Rakuten një kontratë miliona euro. /Telegrafi/