Trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportohet se synon transferimin e tetë lojtarëve në afatin kalimtar të verës.
Spanjolli raportohet se kërkon John Stonesin e Evertonit dhe Aymeric Laporten të Athletic Bilbaos si qendërmbrojtës.
Sipas “ESPN”, ish-trajneri i Barcelonës ka buxhet prej 300 milionë funteve në dispozicion.
Në raportim thuhet se Guardiola kërkon dy mbrojtës anësorë, dy qendërmbrojtës, një qendërmesfushor, një anësor, një sulmues dhe një portier.