Telegrafi

Guardiola uron Chelsean për fitoren

Pep Guardiola ka folur pas humbjes në mesditë nga Chelsea.

Manchester City ka humbur 3-1 derbin e javës në Ligën Premier nga ‘Blutë’ e Londrës, edhe pse ishin fillimisht në epërsi.

Lexo po ashtu Rikthim fantastik, Chelsea kandidat serioz për titull në Angli (Video)

Është trajneri i vendasve, Guardiola, i cili ka uruar ekipin e Contes për fitoren, teksa ka lavdëruar edhe paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Urime për Chelsean. Ne kemi pasur më shumë kontrollin dhe mundësitë e krijuara. Por topi në kuti, nuk ishte mjaft i fortë për të shkuar”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Qasja e Chelseat ishte me të vërtetë ndryshe. Ju nuk prisni që ata të krijojnë 25 shanse. Ata krijuan tri raste dhe shënuan tre gola”.

Lexo po ashtu City - Chelsea, notat e lojtarëve (Foto)

“Ne kemi bërë gjithçka, unë jam krenar për lojtarët. Ne krijuam raste të mjaftueshme për të fituar ndeshjen”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/