Pep Guardiola ka folur pas humbjes në mesditë nga Chelsea.
Manchester City ka humbur 3-1 derbin e javës në Ligën Premier nga ‘Blutë’ e Londrës, edhe pse ishin fillimisht në epërsi.
Është trajneri i vendasve, Guardiola, i cili ka uruar ekipin e Contes për fitoren, teksa ka lavdëruar edhe paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Urime për Chelsean. Ne kemi pasur më shumë kontrollin dhe mundësitë e krijuara. Por topi në kuti, nuk ishte mjaft i fortë për të shkuar”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Qasja e Chelseat ishte me të vërtetë ndryshe. Ju nuk prisni që ata të krijojnë 25 shanse. Ata krijuan tri raste dhe shënuan tre gola”.
“Ne kemi bërë gjithçka, unë jam krenar për lojtarët. Ne krijuam raste të mjaftueshme për të fituar ndeshjen”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/