Pep Guardiola ka folur pas humbjes së Manchester Cityt në shtëpi ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2-3.
Qytetarët kanë humbur ndaj Djajve të Kuq në takimin i cili i shpallte zyrtarisht kampion të Ligës Premier, por Guardiola nuk i ka sulmuar lojtarët e tij, teksa i ka uruar edhe kundërshtarët për fitoren.
“Nganjëherë keni momente të këqija, në dy ndeshjet e fundit kemi pasur momente dhe kundërshtari ka shënuar gola”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Urime për Unitedin. Tani do të ngrihemi dhe do të jemi të guximshëm dhe do të përqendrohemi të martën. Pogban e përgëzova për rezultatin”.
“Ne jemi një skuadër që kemi pranuar gola më pak dhe kemi dhënë më pak shanse për ekipet e tjera”.
“Unitedi nuk pati asnjë shans në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ata patën dy shanse dhe shënuan dy gola. Pas kësaj ne i mposhtëm ata dhe patëm shanset të mira, por u shpëtuan nga De Gea”.
“Ne jemi të trishtuar për veten dhe për fansat tanë. Por kemi 84 pikë dhe gol diferencë +30. Pas ndeshjes të martën ne do të përqendrohemi në fitimin e ligës”.
“Është hera e parë që kemi humbur dy ndeshje rresht, tani duhet të rikthemi dhe të shkojmë përpara përsëri”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/