“Atmosfera më e mira në botë krijohet në Anfield”, tha Pep Guardiola, trajner i Manchester City.
Spanjolli ka qenë trajner i Cityt në katër raste në stadiumin e Liverpoolit dhe ka pësuar tri humbje gjersa njëherë është ndarë i barabartë duke luajtur pa gola, 0-0.
“Motoja e tyre ‘Ky është Anfieldi’ nuk është mashtrim marketingu, ka diçka unike në atë stadium. Kur Liverpooli shënon gol, në pesë minutat e ardhshme ndjeheni si ju do t’i merrni edhe katër. Në ato momente dukeni shumë të vegjël gjersa rivalët tuaj duken të mëdhenj”, tha Guardiola.
Kohët e fundit Barcelona pësoi një debakël në këtë stadium duke pësuar tri gola për disa minuta dhe më pas humbi 4-0.
“Më kujtohet se ata qeshën me mua kur humba 3-0 pas 15 minutave të parë. Ne të gjithë kaluam të njëjtën gjë si Barcelona atë mbrëmje”, shtoi ai.
Ndryshe, Liverpooli është shpallur kampion i Evropës gjersa Citu i kampionatit elitar anglez. /Telegrafi/