Site icon Telegrafi

Guardiola tregon pse zgjodhi formacion shumë sulmues për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat

Pep Guardiola ka folur disa minuta para finales së madhe të Manchester Cityt ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Cityt, Guardiola dhe ai i Chelseat, Thomas Tuchel, kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për finalen e madhe.

Për dallim nga Tuchel që nuk pati asnjë befasi, Guardiola befasoi shumëkënd me zgjedhjet e tij shumë sulmuese.

Lexo po ashtu Manchester City – Chelsea, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve

Megjithatë, trajneri i Cityt ka arsyetuar zgjedhjet e tij me mbrojtjen e dendur të Chelseat.

“Nëse duam një shans për të fituar ne duhet të sulmojmë. Sigurisht që ju duhet të mbroni por mënyra jonë është të sulmojmë. Ne kemi nevojë për të gjithë”, ka thënë fillimisht Guardiola në lidhje me përzgjedhjen e skuadrës së tij.

“Ata luajnë një sistem me pesë lojtar në pjesën e pasme, ne kemi nevojë për lojtarë të veçantë në atë zonë dhe zgjodhëm Raheem Sterling”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version