Telegrafi

Guardiola tregon pse në xhaketën e tij ndaj Arsenalit kishte një fjongo të verdhë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vënë fjongo ngjyrë të verdhë në xhaketën e tij në ndeshjen ndaj Arsenalit dhe normalisht që nuk i iku pyetjes pse e bëri këtë.

Kjo pasi ai i përkrahë politikat e Katalunisë për pavarësimin nga Spanja, po ashtu në përkrahje për të liruar të gjithë ata që janë arrestuar.

Josep Guardiola dukë i dhënë lojtarëve të tij këshilla në ndeshjen ndaj Arsenalit. Foto: Getty Images

“Shpresoj që politikanët e burgosur të lirohen sa më shpejt dhe t’i bashkohen familjeve të tyre. Nëse i ka ndodhur atyre, mund të na ndodh edhe neve. Kjo se kanë dhënë një mëndim. Njerëzit nuk duhet të dyshojnë se kjo nuk i ndodh atyre, sepse realisht mundet”.

“Nuk mund të injorojmë ata njëmbëdhjetë politikanë apo aktivistë, të cilët nuk e kanë lënduar askënd, por janë në burg se kanë kërkuar të drejtën e votës. Shumë gjëra kanë ndodhur, kjo pasi dëshirojmë të votojmë, pasi dëshirojmë një referendum legjitim”.

“Zgjidhja është se shteti dhe Katalunia duhet të pajtohen për një referendum, është aq e thjeshtë”.

“Deri sa kjo të ndodh, do të ketë vetëm zgjidhje të vështira. Kërkuan të votojnë dhe janë në burg, është e frikshme që kemi shkuar deri në këtë pikë në shtetin e ligjit. Shpresoj që kjo të përmirësohet dhe të kemi zgjedhje demokratike me 21 dhjetor. Dhe kështu të krijojmë sa më shpejt institucionet dhe parlamentin katalunas”, ka thënë Guardiola.

Vlen të theksohet se City ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Arsenalit. /Telegrafi/

Josep Guardiola në fitoren e Man Cityt ndaj Arsenalit. Foto: Getty Images