Site icon Telegrafi

Guardiola tregoi talentin e tij të fshehur dhe uroi Barcelonën për ditëlindjen

Të premten, Barcelona festoi 125-vjetorin e klubit dhe me atë rast organizoi një ngjarje gala në Gren Teatre del Liceu, ku morën pjesë shumë emra të mëdhenj të gjigantit katalunas.

Një nga ata që nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni ishte Pep Guardiola, i cili fitoi 11 trofe me Barçën në 11 vite si lojtar dhe 14 të tjerë në katër vitet e tij si trajner, dhe mesazhi i tij me video preku të gjithë të pranishmit.

Ekrani i madh ishte i zi dhe më pas Guardiola hyri në kuadrin e ritmit të këngës Aniversari të grupit katalunas Manel dhe më pas trajneri i Manchester Cityt i gëzoi të gjithë të pranishmit.

 

Guardiola filloi të hapte gojën ndaj teksteve të këngës dhe tregoi talentin e tij të fshehur deri tani për të kënduar në mënyrë të sinkronizuar dhe tërhoqi në mënyrë të përsosur shprehjen formale të këngëtares origjinale.

Ajo që është interesante është se nuk është një video e realizuar shumë kohë më parë, pasi në hundë të Guardiolas dukej një gërvishtje që i ka shkaktuar vetes gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Feyenoordit. /Telegrafi/

Exit mobile version