Site icon Telegrafi

Guardiola thyen rekordin e Mourinhos në Ligën Premier

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola është bërë trajneri më i shpejtë që arrin 100 fitore në Ligën Premier, pas triumfit të Manchester Cityt ndaj Sheffield Unitedit.

Me golat e Sergio Aguero dhe Kevin De Bruyne në gjysmën e dytë, kampioni regjistroi fitore në Ligën Premier, ndërsa strategu spanjoll arriti fitoren e 100-të pas 134 ndeshjes.

Lexo po ashtu Manchester City fiton pa shumë probleme ndaj Sheffieldit

Në këtë mënyrë, ai e ka thyer rekordin që më herët e mbante Jose Mourinho, i cili kishte arritur numrin e njëjtë të fitoreve pas 142 ndeshjeve sa ishte trajner i Chelseat.

Pep Guardiola (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

I treti në listë është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili këtë numër fitoresh e ka arritur për 159 sfida si trajner i Redsave.

Duke folur për këtë sukses, Guardiola e ka transferuar arritjen duke i konsideruar më meritorë lojtarët dhe stafin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version