Telegrafi

Guardiola thuhet se e do Semedon nga Barcelona

Nelson Semedo (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Manchester City thuhet se është i interesuar në transferimin e Nelson Semendos nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror.

Kampioni i Ligës Premier është në dijeni se skuadra katalunase po e mendon shitjen e mbrojtësit portugez, derisa kanë filluar kontaktet e para me të dyja palët.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle Sport, Jorge Mendes është në bisedime me Citizens që Semedo të kalojë në Etihad Stadium.

Nelson Semedo (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Blaugranasit po tentojnë ta transferojnë Joao Cancelon nga Juventusi, mirëpo marrëveshja është shumë e vështirë.

Lexo po ashtu Messi kërkon nga Barcelona shitjen e gjashtë lojtarëve

Nëse katalunasit e transferojnë mbrojtësin tjetër portugez, atëherë Semedo do të jetë i lirë që t’i bashkohet Cityt.

Skuadra angleze duhet t’i paguajë 40 milionë euro për transferimin e 25-vjeçarit që ka kontratë deri në viti 2022 me Barcelonën. /Telegrafi/