Site icon Telegrafi

Guardiola thotë se përzgjedhja e ekipit kundër Newcastles u bazua në ‘sjelljet’ e Grealish dhe Phil Foden jashtë fushe

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka sugjeruar se ai la Jack Grealish dhe Phil Foden në bankinë kundër Neëcastles për shkak të “sjelljeve” jashtë fushës.

Grealish, Foden dhe John Stones të gjithë mbtenë në bankën rezervë për fitoren 4-0 të së dielës në St James’ Park, me Joao Cancelo, Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling që i zëvendësuan ata në formacionin fillestar.

Ndërsa Stones u fut në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë, Foden dhe Grealish mbetën si zëvendësues të papërdorur me Fernandinhon dhe të riun Cole Palmer që u inkuadruan.

Guardiola tani ka sugjeruar se vendimi i tij për të mos luajtur me dy anglezët ishte për shkak të sjelljes jashtë fushës.

Kur u pyet për të shpjeguar përzgjedhjen e tij të ekipit, Guardiola tha për BBC Radio 5 Live: “Jo rotacion, jo”.

Lexo po ashtu Manchester City thyen rekordin e Liverpoolit të vendosur në vitin 1982

“Vendosa për këtë ekip sepse ata e meritonin të luanin sot, këta djem dhe jo të tjerët”.

“Në Krishtlindjet i kushtoj shumë vëmendje sjelljes brenda dhe jashtë fushës. Dhe kur jashtë fushës nuk është e duhur, ata nuk do të luajnë”.

“Kështu që ne duhet të jemi të fokusuar gjatë gjithë kohës për shkak të shpërqendrimeve në kohën e Krishtlindjeve dhe gjithçka që ndodh – ju duhet të jeni ende të fokusuar”, ka shtuar më tej strategu spanjoll.

Vendimi për të ndryshuar formacionin e tij fillestar kundër Neëcastle u shpagua për Guardiolën pasi City arriti në një fitore të rehatshme falë golave ​​të Ruben Dias, Cancelo, Riyad Mahrez dhe Sterling. /Telegrafi/

Exit mobile version