Pep Guardiola ka pranuar se ka bërë disa ndryshime taktike përpara ndeshjes së dytë të Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Citizens do të presë Los Blancos në Etihad të mërkurën në mbrëmje për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi barazoi 1-1 në Spanjë.
Guardiola dhe skuadra e tij janë të dëshpëruar për të mposhtur gjigantët e La Ligas dhe për të tentuar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.
Duke folur në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Kam një ide për të bërë diçka ndryshe, vetëm për të qenë më fluid në sulm dhe për të mos gabuar si në ndeshjen e parë”.
“Nuk është asgjë e veçantë. Nuk po mendoj shumë për nesër, mos u shqetësoni djema. Asgjë ndryshe nga ajo që kemi bërë në të kaluarën”.
Kur u pyet se çfarë po kërkonte të ndryshonte, Guardiola tha: “Shpresojmë që të mund ta shihni nesër. Nuk mund t’ju them, përndryshe Carlo (Ancelotti) do të dëgjojë”.
Guardiola është kritikuar edhe më parë për mendimin e tepërt të taktikave kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/