Site icon Telegrafi

Guardiola thotë se Manchester City nuk është i gatshëm për rikthimin e Ligës Premier

Pep Guardiola i ka paralajmëruar lojtarët e Manchester Cityt, pasi ata nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme që të stërviten.

Trajneri spanjoll e ka objektivin kryesor tani te Liga e Kampionëve, pasi në ligën angleze janë 25 pikë larg liderit, Liverpoolit.

Guardiola në muajt e kaluar mori një lajm të hidhur, pasi nëna e tij Dolores ndërroi jetë nga coronavirusi, derisa sonte do të jetë i ulur në bankinën e Cityt në ndeshjen kundër Arsenalit.

(Photo by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Nëse më pyesni se si është skuadra, nuk e di”, ka thënë Guardiola. “Sot do të shikojmë nivelin. Nga aty, do t’i shikojmë sugjerimet se çfarë duhet të bëjmë pastaj”.

“Të gjitha klubet në Ligën Premier kishin tri javë, natyrisht se nuk është e mjaftueshme për t’u stërvitur. Në jemi të gatshëm të luajmë një ndeshje, por jo tri ditë nga një”.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të luajmë dhe të fitojmë, pasi më i rëndësishme është rikthimi”, ka shtuar më tej spanjolli.

Manchester City do të shpresojë që në këtë edicion të fitojë së paku Ligën e Kampionëve, derisa në vitin tjetër mund të mos jetë pjesë e garave evropiane shkaku i dënimit nga UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version