Site icon Telegrafi

Guardiola tentoi transferimin shokues të legjendës së Barcelonës si zëvendësues të Rodrit

Manchester City po duron sezonin e tyre më të të vështirë që prej ardhjes së Pep Guardiolas. 

 Gjithçka nisi të shkojë keq pas lëndimit të Rodrit, fituesit të Topit të Artë i cili e humbi tërë sezonin. 

Ish-mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic ka bërë të pamundurën për ta mbuluar mungesën e reprezentuesit spanjoll, por përkundër investimeve të mëdha në janar, City nuk e ka sjellë një zëvendësues të Rodrit. 

Ata ishin të lidhur me emra si Bruno Guimaraes dhe Martin Zubimendi, por në fund nuk u realizua transferimi i asnjërit prej tyre. 

Sidoqoftë, Guardiola tentoi një lëvizje për një zëvendësim të tij dhe madje mori dritën e gjelbër nga lojtari. 

E përditshmja katalanase Sport ka zbuluar se pak kohë pas lëndimit të Rodrit, Guardiola e telefonoi personalisht ish-yllin e Barcelonës, Sergio Busquetes, për ta parë nëse ai është i interesuar t’i bashkohet atyre për pjesën e mbetur të sezonit. 

Fillimisht, Busquets u pajtua që ta bëjë këtë, por pasi e mendoi idenë për ca kohë, vendosi kundër këtij transferimi dhe të vazhdojë me Inter Miamin. 

Që prej atëherë, City ka shpenzuar një shumë të majme parash për të sjellë emra si Abdukodir Khusanov, Vitor Reis dhe Omar Marmoush në ‘Etihad Stadium’./Telegrafi/

Exit mobile version