Telegrafi

Guardiola te Juventusi? Flet trajneri i njohur

Juventusi është në kërkim të një trajneri pasi Max Allegri do të largohet në fund të sezonit nga stoli i bardhezinjve.

Drejtuesit e kampionëve të Italisë po punojnë për të arritur marrëveshje me një emër të madh.

Ëndrra e madhe quhet Pep Guardiola, i cili aktualisht është pjesë e Man Cityt, por i njohur për kohën e kaluar te Barcelona.

Guardiola

Por ka qenë vetë trajneri që sot i ka përgënjeshtruar zërat që ai të shkojë në Itali.

Lexo po ashtu Man City me humbje të mëdha parash në rast largimi nga Liga e Kampionëve

“Unë nuk do të shkoj te Juventusi apo në Itali. Kam edhe dy vite kontratë me Manchester Cityn”.

Juventus . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Jam i lumtur këtu dhe nuk dua të ndryshoj ekip. Sezonin e ardhshëm do të jem trajneri i Manchester Cityt”, ka thënë ai. /Telegrafi/