Pep Guardiola e ka thumbuar Liverpoolin pas fitore 5-0 ndaj Neëcastle United në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Citizens u distancuan në tre pikë ndaj The Reds, duke synuar ta mbrojnë titullin në vetëm tri xhiro të mbetura.
Pas ndeshjes, Guardiola është pyetur për garën me Liverpoolin, derisa ka thënë se ata kanë histori të mirë në garat evropiane, por jo edhe në Ligën Premier.
“Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpoolin. Mediat dhe të gjithë”, ka thënë fillimisht spanjolli.
Liverpooli ka një histori të jashtëzakonshme në garat evropiane, por jo në Ligën Premier sepse ata kanë fituar vetëm një herë në 30 vjet. Por, nuk është aspak problem”.
“Situata është ajo që është, ne duhet të marrim nëntë pikë ose ndoshta gjashtë, kjo varet nga ajo që do të ndodhë në dy ndeshjet e ardhshme. Fati ynë është në duart tona, kjo është e rëndësishme”, shtoi Guardiola.
Manchester City ka aktualisht 86 pikë, ndërsa Liverpooli ka tre më pak. /Telegrafi/