Telegrafi

Guardiola synon transferimin e Douglas Costas te City

Douglas Costa. (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Pep Guradiola është duke synuar ta forcojë edhe më shumë repartin ofensivë te Manchester City.

Kësisoj trajneri spanjoll po mendon transferimin e sulmuesit brazilian Douglas Costa nga Juventusi.

28-vjeçari nuk është në planet e Juventusit për të ardhmen dhe klubi bardhezi pritet ta nxjerrë në shitje në verë.

Douglas Costa. (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Tuttosport ka raportuar se Manchester City është interesuar për situatën e brazilianit.

Ish-anëtari i Shakhtar Donetsk dhe Bayern Munich gjithashtu po kërkohet edhe nga Manchester United, Arsenal dhe PSG.

Juventus është gati ta lë të lirë atë nëse vije një ofertë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/