Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka sulmuar rivalët Manchester United dhe Arsenalin, duke pretenduar se bëhet lajm vetëm kur ekipi i tij shpenzon shuma të majme parash.
City që fitoi Ligën Premier sezonin e kaluar, ka pasur një verë relativisht të qetë deri më tani. Transferimi i Savios nga Troyesi është blerja e vetme, ndërsa ata kanë gjeneruar rreth 50 milionë euro përmes shitjeve të Taylor Harwood-Bellis dhe Liam Delap.
United dhe Arsenali ndërkohë kanë shpenzuar në total 150 milionë euro, me Leny Yoron që u transferua në ‘Old Trafford’ dhe Riccardo Calafiorin që la Bolognan për Londrën veriore.
Që të dyja ekipet po ashtu kanë bërë shitje, me ‘Djajtë e Kuq’ që shitën Mason Greenwood për 26 milionë euro ndërsa ‘Topçinjtë’ në anën tjetër vepruan njëjtë me Emil Smith Rowe.
“Po, për shumë vite e kanë bërë këtë, për shumë vite, por nuk është një lajm. Lajm është vetëm kur City shpenzon”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Natyrisht që jam i shqetësuar për shumë vite se sa të mirë janë ata. Sepse çdo vit ata po bëhen më të mirë e më të mirë”.
“Ju e shihni se Arsenali po luan në të njëjtin nivel si sezonin e kaluar, e pash ndeshjen ndaj Leverkusenit, ata janë fantastik”.
“Çdo vit duket më e vështirë. United do të rikthehet, e dini? Ata kanë transferuar lojtarë dhe të gjithë e duan kurorën që ne e kemi pasur për katër vite”, përfundoi tekniku katalanas./Telegrafi/