Site icon Telegrafi

Guardiola shqetësohet për eksodin e lojtarëve pas dënimit nga UEFA

Pep Guardiola (Foto: Lintao Zhang/Getty Images for Premier League/Guliver)

Manchester City dhe trajneri Pep Guardiola janë në panik pas dënimit të madh të shqiptuar nga UEFA.

Klubi anglez përballet me një mungesë dy-vjeçare nga garat elitare evropiane, pasi UEFA mori vendim për një ndalim ndaj tyre për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Raportet kanë shkuar edhe më tej duke shkruar se City mund të dënohet edhe me heqje pike apo rënie nga kategoria në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Reagon Manchester City: Jemi të zhgënjyer por jo të befasuar, do të ankohemi në CAS

Këto gjëra kanë frikësuar drejtuesit dhe trajnerin Guardiola për të ardhmen e skuadrës.

Sipas mediumit të njohur ESPN, trajneri i Cityt, Guardiola, është i shqetësuar për të ardhmen e disa prej lojtarëve të tij pas dënimit të klubit.

Lexo po ashtu Manchester City rrezikon heqje të pikëve - madje mund të bien në Championship

Spanjolli thuhet se kishte dijeni për ndalesën që do t’ju bëhej dhe tani është në ankth se disa nga yjet e tanishme mund të duan të largohen nga kampionët e ligës.

Vera e këtij viti mund të sjell eksod lojtarësh tek Qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version