Site icon Telegrafi

Guardiola: Shpresoj që Messi të luajë ndaj nesh, por sinqerisht nuk e di si ta ndaloj

Leo Messi ka humbur dy ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germain për shkak të një problemi në gju, por Pep Guardiola shpreson se ish-lojtari i tij do të jetë në gjendje të përballet me ekipin e tij, Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve të martën.

Argjentinasi mori pjesë në stërvitjen e së hënës me PSG-në, duke rritur shanset e tij për të qenë i aftë në kohë për takimin e shumëpritur.

“Shpresoj se ai mund të luajë”, ka thënë Guardiola në konferencën e tij për shtyp.

Guardiola, megjithatë, pranoi se ishte i befasuar kur pa Messin të largohej nga Barcelona në verë.

“Ishte një surprizë për të gjithë, por ajo që ndodhi, ndodhi. Të gjithë tani duhet ta pranojnë atë”.

“Shumë kohë më parë nuk mund ta imagjinonit, por ndodhi. Në jetë nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë”.

“Jam shumë i sigurt se ai do të jetë i lumtur në Paris”, ka thënë Guardiola.

Tutje tekniku katalan ka thënë se nuk e di si do ta ndal sulmin e PSG-së.

“Nuk e di. Gjithë ato cilësi, nuk e di se çfarë duhet të bëjmë për t’i ndalur ata, sinqerisht”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version