Telegrafi

Guardiola ‘shpërthen’ pas deklaratave të Contes: Chelsea duhet t’i shikojë transferimet e veta të blera me miliona

Pep Guardiola nuk i ka marrë me mirësi fjalët e thënë nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte.

Italiani kishte thënë se paratë nuk e sjellin suksesin duke treguar se si Manchester City dhe Manchester United, kanë harxhuar shumë në këtë afat dhe nuk janë as në ‘luftë’ për titull.

Por Guardiola është ndjerë i ofenduar me opinion e Contes.

Ai i ka kujtuar Chelseat se gjatë këtij afati ka blerë lojtarë si David Luiz, Michy Batshuayi, Marcos Alonso dhe and N’Golo Kante.

“Kam luajtur me Barcelonën dhe e kam fituar finalen e Ligës së Kampionëve me tetë lojtarë të rritur në akademinë e klubit”.

“Me kosto zero e kam fituar Ligën e Kampionëve”.

“Njerëzit mendojnë se vetëm City harxhon para, por të gjitha klubet në botë po harxhojnë si në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali”.

“Nuk mund të harrojmë se të gjithë lojtarët që i ka Chelsea kanë kushtuar shumë para”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/