Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, thotë se është i lumtur me fitoren ndaj Benficës në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Bayerni fitoi në shtëpi me rezultat 1 me 0 falë golit të Arturo Vidalit dhe Guardiola thotë se ky është rezultat shumë i mirë, por se asgjë akoma nuk është siguruar.
“Jam shumë i lumtur me rezultatin se pse e di çfarë ekipi të mirë kemi pasur përballë. Urime ekipit. Kur arrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve gjithmonë ndeshja e dytë është çelësi”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola, transmeton koha.net.
“A është rezultati 1-0 i rrezikshëm? Kjo varet nga performanca në Lisbonë. Shkojmë atje për të fituar”, ka shtuar spanjolli.