Telegrafi

Guardiola: Sezonin e kaluar nuk fitonim si mysafirë, por sot u kundërpërgjigjëm

Manchester City ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

Citizens triumfuan si mysafirë të skuadrës holandeze Feyenord me rezultat të thellë prej 4-0.

Kjo ka bërë që të ndahet i kënaqur edhe trajneri i ekipit anglez, Pep Guardiola.

“Sezonin e kaluar ne nuk kemi mundur ta fitonim asnjë ndeshje si mysafirë dhe sot i kemi dhënë një kundërpërgjigje”.

“Kevin është një nga lojtarët më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Ne jemi krenar dhe të lumtur që ai është me ne”, tha Guardiola.

Ndryshe, City zë pozitën e parë të grupit F me tre pikë, po aq sa ka edhe Shakhtar Donetsk, e cila triumfoi kundër Napolit me rezultat 2-1. /Telegrafi/