Telegrafi

Guardiola: Sane nuk e ka refuzuar kontratën e re të Manchester Cityt

Pep Guardiola ka thënë se Leroy Sane nuk e ka refuzuar kontratën e re të Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll shpreson që sulmuesi i krahut të vazhdojë marrëveshje me Citizens, pasi është i kënaqur me lojën e tij.

Ish-trajneri i Barcelonës ka zbuluar se Sanes i ishte ofruar kontratë e re muaj më parë, por që nuk kishin arritur marrëveshje të dy anshme, por për tani nuk ka ndonjë bisedime mes klubit dhe lojtarit.

“Nuk kam ndonjë informatë për kontratën e re, më vjen keq. Do të doja të ju tregoja, por nuk kam ndonjë lajm”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Sane ka dyshime për transferimin te Bayern Munich

“Duhet ta pyesni Tixki (Begiristain. Informata e fundit që kam pasur ishte se është bërë një ofertë e re dhe nuk e ka refuzuar, më pas nuk kam informata shtesë”, ka thënë më tej Guardiola.

Sane thuhet se e do kalimin te Bayern Munich, por që City kërkon mbi 100 milionë euro nga kartoni i lojtarit. /Telegrafi/