Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Leroy Sane është lojtari më i mirë në botë që luan në krahë, ndërsa ka plane për të që ta kthjë atë në një sulmues qendre.
23-vjeçari e ka nisur furishëm sezonin 2018-19, ku deri më tani ka kontribuar me 14 gola dhe nëntë asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.
Pavarësisht moshës Sane e ka besimin e trajnerit dhe shumë shpesh është në formacionin startues.
“Ai nuk është gati të luajë në qendër tani, duhet të jeni aq i mirë që t’i kontrollosh hapësirat. Ndoshta në të ardhmen”.
“Sane është më i miri në botë kur luan jashtë (krahë). Do të preferoja ta përdorja atë ku ai është më i fortë, është një lojtar i pabesueshëm”.
“Unë nuk jam duke thënë se ai nuk mund të luajë në mes, por për momentin ne kemi lojtarë të mirë për ta bërë këtë punë”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/