Site icon Telegrafi

Guardiola: Sane donte largimin, do të ketë një kapitull tjetër në një klub fantastik si Bayern Munich

Pep Guardiola ka konfirmuar largimin e sulmuesit gjerman Leroy Sane nga Manchester City në fund të sezonit.

Gjatë dy ditëve të fundit është raportuar rreth një marrëveshje përfundimtare për transferimin e Sane te Bayern Munichu.

Këtë gjë tashmë e ka konfirmuar edhe trajneri i Cityt, Guardiola, i cili i ka uruar yllit gjerman gjitha të mirat, teksa e ka falënderuar për kohën e kaluar në Etihad.

Lexo po ashtu Bild: Bayern Munich e ka mbyllur marrëveshjen për Leroy Sanen

“Sane donte të largohej”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ka disa çështje të vogla por duket se ai do të shkojë në Munich”.

“I urojmë të gjitha të mirat dhe falënderime të mëdha për vitet tona së bashku”.

“Ai do të ketë një kapitull tjetër në një klub fantastik si Bayern Munich”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/

Exit mobile version