Pep Guardiola ka folur rreth talentit të yllit brazilian, Ronaldinhos, të cilin dëshironte ta kishte në urdhrat e tij.
Trajnerit spanjoll kur kishte marr detyrën e trajnerit të Barcelonës, i kishte bërë lutje Ronaldinhos që të qëndroj pjesë e skuadrës, por braziliani kishte vendosur të largohet.
“Ronaldinho ishte një lojtar fantastik”, ka thënë fillimisht Guardiola, përcjell Telegrafi.
“Kur unë u bëra menaxher i Barcelonës, kemi biseduar për të qëndruar në skuadër, por ai kishte vendosur tashmë të largohet”, përfundoi spanjolli.
Edhe ylli brazilian ka treguar se trajneri aktual i Cityt i ka kërkuar qëndrimin te Katalunasit, por ky kishte vendosur të ndërroj mjedis. /Telegrafi/