Pep Guardiola ndihet i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit.
Trajneri spanjoll ishte i kënaqur me reagimin e ekipit të tij për të kërkuar tre pikët në përballjen në Etihad Stadium ndaj Arsenalit, pikë këto që i morën me meritë sipas tij.
“Nuk është i lehtë një rikthim në Ligën Premier kundër një ekipi si Arsenali. Ne ishim atje duke luftuar – gjithë kohën e them të njëjtën gjë – ne merituam fitoren”, ka thënë Guardiolas pas ndeshjes për talkSPORT.
“Kevin [De Bruyne] dhe David [Silva] luajtën mirë në mes, kështu që ne jemi të lumtur”, përcjell Telegrafi.
“Mënyra se si duam të luajnë nuk është e lehtë, është shumë larg nga qëllimi ynë për të bërë presion të lartë, por sot e bëmë atë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/