Telegrafi

Guardiola regjistron fitoren e parë me Cityn pas penaltive (Video)

Pep Guardiola ka shijuar fitorn e parë si trajner i Manchester Cityt.

Pas humbjes prej Bayern Munichut, Citizens kanë fituar përballjen me Borussia Dortmund, pas ekzekutimit të penaltive.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Kun Aguerro (’76) realizoi për skuadrën angleze ndërsa për Dortmundin barazoi në kohën shtesë Christian Pulisic (96′), trasnmeton Telegrafi.

Mirëpo nga pika e bardhë më të skatë u treguan futbollistët e trajnerit spanjoll, duke siguruar fitoren e parë në ndeshjet miqësore të parasezonale.

Vlen të ceket se dyshja shqiptrare, Bersant Celina dhe Sinan Byqyti nuk u aktivizuan në këtë takim të vlefshëm për “International Champions Cup”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QdyEfKAh4gU

https://www.youtube.com/watch?v=364u4P6rXOE