Telegrafi

Guardiola refuzon rikthimin te Barcelona

Pep Guardiola ka refuzuar një rikthim të tij të mundshëm te Barcelona.

Pas humbjes së thellë 4-0 të Barcelonës ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, janë krijuar shumë thashethemeve rreth largimit të Luis Enriques.

Për pasuesin e Enriques në postin e trajneri është përmendur edhe rikthimi i Guardiolas, i cili fitoi gjithçka me klubin katalunas, por vet trajneri e ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk do të kthehem në Barcelonë për të qenë trajner. Periudha ime atje ka përfunduar”, ka thënë Guardiola për mediat angleze.

“Barcelona janë ende ekipi më i mirë në botë”, përcjell Telegrafi.

“Ata kanë bërë atë me kalimin e viteve, duke dominuar futbollin për 10 vjet, dhe ata vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë në botë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/