Site icon Telegrafi

Guardiola refuzoi që të nënshkruajë me Coutinhon këtë verë

Barcelona ia ofroi Manchester Cityt, mesfushorin Philippe Coutinhon, këtë verë, por Pep Guardiola e refuzoi mundësinë për të nënshkruar me brazilianin.

Coutinho pastaj u transferua në huazim te Bayern Munich, duke vazhduar që ta kërkojë formën që e kishte në Liverpool.

Siç raportohet nga Tv3 dhe konfirmuar nga MARCA, Guardiola nuk ishte i interesuar të nënshkruajë me lojtarin, kur iu ofrua mundësia që ta bënte këtë gjë gjatë afatit kalimtar veror.

Philippe Coutinho te Bayern Munchen. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for Paulaner)

Manchester City nuk ishte klubi i vetëm që iu ofrua Coutinho këtë verë, me Barcelona që e ofroi në disa ekipe.

Lexo po ashtu Barcelona ka nënshkruar me 22 lojtarë që nga viti 2015 - vetëm shtatë kanë mbetur në klub

Bayern ka paguar 8.5 milionë euro për të marrë Coutinhon në huazim për një vit dhe kanë mundësinë që ta blejnë atë për 120 milionë euro në fund të sezonit.

Pep Guardiola. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Coutinho më parë ka luajtur edhe te Inter dhe Espanyol. /Telegrafi/

Exit mobile version