Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur tejet i kënaqur pas fitores ndaj Real Madridit.
Klubi anglez arriti të deklasojë me rezultat 4-1 skuadrën e Real Madridit, por Guardiola beson se rezultati nuk është tregues i vërtet i lojës së Realit.
“Realit është vështirë që t’ia merrni topin, është mrekulli kur ata e humbasin topin dhe ne kemi bërë impenjim të madh para lojtarëve si Isco, Modric, Casemiro dhe Kovacic”.
“Reali kurrë nuk luan keq, ne ishim shumë të mirë. Ata kanë ndeshjen me Barcelonën dhe po përgatiten për Superkupën”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/