Manchester City ka shënuar fitoren radhës në Ligën Premier.
Citizens kanë qenë mysafirë të skuadrës së Swansea City, ku kanë triumfuar me rezultat të thellë prej 4-0.
Kjo ka bërë që të arrij edhe një rekord personal trajneri spanjoll, Pep Guardiola, i cili ka lënë pas rekordin e arritur të Arsene Wenger me Arsenalin në vitin 2002.
Në fakt, kjo ishte fitorja e 16 rresht e Cityt në këtë sezon të ri të ligës elitare angleze, duke barazuar vetëm njëherë në fillim të kampionatit me Evertonin.
Guardiola nuk është hera e parë që po arrin këso fitore të njëpasnjëshme me skuadrat që ka drejtuar deri më tani në karrierën nëntë vjeçare si trajner.
Strategu 46-vjeçar ka arritur po kaq fitore rresht (16 sosh) edhe me skuadrën e Barcelonës në sezonën 2010/11, të cilën rekord e kishte arritur edhe Real Madridi në sezonin 2016/17 me në krye me Zinedine Zidanen.
Por, më së shumti fitore trajneri spanjoll ka me skuadrën e Bayern Munichut në Bundesliga, ku ka arritur 19 triumfe në sezonin 2013/14.
Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë serinë e fitoreve skuadra e drejtuar nga Guardiola edhe në xhiron e radhës, ku City do të mirëpres para shikuesve të vetë Tottenham Hotspur. /Telegrafi/