Cesc Fabregas është duke kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Chelseat.
Me ardhjen e trajnerit italian Maurizio Sarri, Fabregas nuk është preferuar shumë në formacionin bazë.
Kontrata e spanjollit përfundon në verën e vitit 2019 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin.
Reprezentuesi i Spanjës ka kërkuar largimin nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.
Milan dhe Napoli janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e mesfushorit.
Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti anglez Manchester City.
Ka qenë Pep Guardiola që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta transferojnë Fabregasin.
City po mendon të dërgojë një ofertë simbolike prej gjashtë milionë euro në drejtim të Chelseat për Fabregasin. /Telegrafi/