Telegrafi

Guardiola i përgjigjet Neymarit: Unë nuk do të shkoj në PSG, ti nuk do të vjen në Manchester

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 14: Neymar of PSG during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbyllur mundësinë e nënshkrimit me yllin e PSG-së, Neymar.

Ylli i Brazilit kishte entuziazmuar tifozët e Citizens muajin e kaluar kur përsëriti se do të dëshironte të punon nën urdhrat e trajnerit kataluans.

“Gjithmonë kam dashur të punoj me Guardiolan”, kishte thënë Neymar për ESPN Brazil duke shtuar “Ai është i ndryshëm, kam ardhur në Barcelonë një vit pasi u largua, me të vërtetë dëshiroj të punoj me të”.

Neymar (Getty Images)

Megjithatë, nuk duket se do të realizohet dëshira e 26-vjeçarit duke gjykuar nga komentet e bëra prej Guardiolës.

“Unë nuk do të shkoj në Paris Saint-Germain dhe ai nuk do të vjen në Manchester”, tha Guardiola, duke folur nga një turne i golfit në Kataluni.

“Neymar të shkojë në Madrid? Kam lexuar shkrime, por nuk e di, nuk e di. Ajo që di unë është se nuk e ka të lehtë të largohet prej parisienëve”, shtoi ai.

Theksojmë se francezët e transferuan sulmuesin për 222 milionë euro nga Barcelona. /Telegrafi/