Site icon Telegrafi

Guardiola: Për ta fituar Ligën e Kampionëve duhet të vuash shumë

Pep Guardiola ka arritur ta fitoj trofeun e tretë të Ligës së Kampionëve, por i pari me Manchester Cityn.

Trajneri spanjoll fitoi trofeun e parë evropian me Cityn që ishte ëndërr e tij.

Pep është rikthyer të flas për finalen e fituar ndaj Interit me rezultat minimal 1-0.

Lexo po ashtu Guardiola nuk pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn

Numri një i shtabit teknik të Citizens ka deklaruar se është shumë e vështirë ta fitosh Ligën e Kampionëve dhe duhet vuajtur shumë për të arritur suksesin.

“Ne e dimë se sa e vështirë është ta fitosh këtë garë. Për mua në njëfarë mënyre është shumë bukur”.

Lexo po ashtu Si i solli fat ish-lojtari i Interit në finale të Ligës së Kampionëve Manchester Cityt sipas Pep Guardiolas

“Në Ligën e Kampionëve duhet të vuash gjithmonë, sot jemi shumë të lumtur por, Interi mund të kishte sukses dhe ndoshta sot nuk do të ishim aq të lumtur. Kjo e gjitha lidhjet me detajet”, deklaroi Pep Guardiola.

City ishte më mirë në finale, por Inter ka marrë gjithashtu duartrokitje nga tifozët e futbollit pasi ka zhvilluar një finale të madhe dhe vetëm fati i mungoi. /Telegrafi/

Exit mobile version